INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punimet në Doganën Morinë vështirësojnë lëvizjen

Punimet në Doganën Morinë vështirësojnë lëvizjen

Publikuar më: 18:25 11-05-2018

Radhë të gjata automjetesh janë shënuar në hyrje të Shqipërisë. Punimet që po kryhen në Doganën e re Morinë kanë sjellën orë pritjeje për udhëtarët, madje radha ka arritur deri në thellësi të Vërnicës.

Vështirësinë në qarkullim e shkaktojnë kryesisht kamionët, ndërsa situatë kaotike u shënua edhe në parkimin e doganës. 

Udhëtarët thanë se priten deri mbi një orë për të kaluar kufirin, pavarësisht se në pikat e kalimit kufitar punohet me 5 sportele. 

Shqiptarët e Kosovës u është dashur të presin deri në përmirësimin e situatës ku në funksion u vu kapacitet i mjaftueshëm sportelesh për përpunimin e dokumentacionit.

Në këtë sezon nis shtimi i fluksit të emigrantëve që vijnë në Shqipëri sidomos gjatë fundjavave.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504