INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni në plan të shkoni në Egjipt së shpejti? 4 gjërat që duhet të dini! [FOTO]

Keni në plan të shkoni në Egjipt së shpejti? 4 gjërat që duhet të dini! [FOTO]

Publikuar më: 13:48 07-06-2018
Egjipti është një vend i mrekullueshëm i cili të lë pa frymë, por kini kujdes se ka disa ligje dhe zakone lokale që do t'ju duhet t'i dini.
A e dini se fotografimi i urave dhe kanaleve (duke përfshirë Kanalin e Suezit), personelin ushtarak, ndërtesat dhe pajisjet është ilegale? Gjithashtu, posedimi i sasive të vogla të drogave të paligjshme në Egjipt mund të çojë në dënimin me vdekje, dënime të përjetshme ose dëbim. Sipas intv.al ja disa gjëra që duhet të dini përpara se të shkoni në Egjipt si turistë:
 
 
1. Pyesni për çmimet që në fillim
Ekzistojnë faqe të posaçme nga shteti në lidhje me çmimet për shërbime të ndryshme. Kërkoni udhëzime, përpara se të vizitoni ndonjë vend, ose të blini diçka. Mundësia për t’jua hedhur për çmimet janë të larta.
 
pazar_egjipt.jpg
 
 
2. Ndërtesat që nga koha e Egjiptit të Lashtë
Piramidat kanë tërhequr turistë gjithmonë. Jo vetëm piramidat, por shumë ndërtesa të tjera të mrekullueshme që nga koha e egjiptianëve të lashtë. Tempujt gjithashtu, kërkojnë vëmendjen maksimale nga tursitët. Nëse udhëtoni vetëm, atëherë duhet të siguroheni që po shikoni  gjithçka.
 
Day-Trip-to-Giza-Pyramids-and-the-Egyptian-Museum-from-Port-Said-Port.jpg
af2cc34c-1c52-4ffb-8440-38f82cbc4f61_16x9_788x442.jpg
 
3. Kuzhina shumë e veçantë
Në Egjipt do të gjeni meze tradicionale si hummus, ose chickpeas të  përgatitura në qindra mënyra dhe bukë të shijshme. Koshari, një përzierje e orizit, thjerrëzave dhe makaronave është një tjetër ushqim tradicional i tyre.
Një tjetër surprizë është ëmbëlsira. Ajo quhet Knafeh dhe tursitët janë shprehur se është ndër më të mirat që mund të kenë provuar në jetën e tyre. Pra shkoni në Egjipt, mbajeni mendjen e hapur dhe përpiquni sa më shumë që të shijoni gjëra të shijshme.
 
ob_5dc0dab9575f069397acde4763aaab6d_food00.jpg
maxresdefault.jpg
 
4. Lundrimi është i nevojshëm
Si pjesë e udhëtimit tuaj duhet të jetë edhe  lundrimi në lumin e njohur Nil. Lundrimi ka qenë një përkufizim i përvojës së udhëtimit që nga fillimi i turizmit modern. Thuhet se është një eksperiencë e bukur.
 Nilii.jpg
 
 
Burimi: Trip Advisor
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0020208358764648