Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj, ka treguar se ka një personazh të preferuar në Big Brother VIP Albania 5. Ajo ka shprehur hapur mbështetjen për konkurrenten nga Kosova, modelen Brikena Selmani.
Gjyste ka ndarë një video në Instagram, duke e quajtur Brikenën “nusja e ëndrrave të mia për djalin tim”, duke treguar kështu simpatinë e madhe që ka për të.
Ndërkohë, Brikena ka fituar simpatinë e publikut me lojën dhe paraqitjen e saj në reality show, duke krijuar një popullaritet të madh në rrjetet sociale dhe duke marrë kryesisht komente pozitive.
Publiku mbetet kurioz të shohë si do të vazhdojë loja e saj dhe sa larg do të shkojë në këtë format.









21 Jan 2026 





