INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur heq dorë nga ‘Dancing with the stars’

Këngëtarja e njohur heq dorë nga ‘Dancing with the stars’

Publikuar më: 18:31 10-10-2022

Të premten mbrëma nisi sezoni i ri i “Dancing with the stars”, me një kast prej 14 personazhesh publik nga fusha të ndryshme. “Prive” ka mësuar që nga stafi i spektaklit ka patur tentativa të vazhdueshme që pjesë e kastit të ishte edhe këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha, e cila shquhet për energjinë dhe natyrën pa komplekse. 

Megjithatë kur u mendua si punë e kryer, Mihrija ka hequr dorë dhe nuk e ka thënë “Po”-në përfundimtare. Kjo mësohet se ka ndodhur për shkak të angazhimit shumë të madh që kërkon “Dancing with the stars”, i cili do t’ja komplikonte punët Mihrijes me emisionin e saj dhe këngët.

Article Logic
Execution time: 0.0076930522918701