INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i njohur shpërthen ndaj këngëtares shqiptar: E keni degjeneruar muzikën në pornografi...[VIDEO]

Këngëtari i njohur shpërthen ndaj këngëtares shqiptar: E keni degjeneruar muzikën në pornografi...[VIDEO]

Publikuar më: 14:15 07-10-2018

Ai është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptarë me shumë vite në skenën e muzikës, por siç duket është revoltuar shumë. Bëhet fjalë për Sajmir Çilin i cili ka shpërthyer ndaj këngëtarëve të rinj dhe degjenerimit të muzikës shqiptare.

Në një postim në Facebook, këngëtari ka publikuar videoklipin e Albulena Ukajt me titull "Ajshe" dhe ka shfaqur rezerva në lidhje me klipin, të cilin e cilëson si pornografike. Ndër të tjera, ai i drejtohet këngëtares duke i thënë se nuk ka të drejtë ta shfrytëzojë këngën “Ku ke ti moj Ajshe”.

"Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë.

A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet. Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare.

Se kam vetëm me këtë këngë por me shumë e shumë e shumë të tjera. Oooooo producent çfarë kulture po i servirni brezit të ri....

O shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer.

Dita e Zisë për Muzikën Shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqiprinë tonë të dashur. Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje. Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë", shkruan Sajmir Çili.

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539