INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eneda Tarifa surprizon me përgjigjen e saj: Në ‘Portokalli’ ka njerëz që e hanë bukën kot

Eneda Tarifa surprizon me përgjigjen e saj: Në ‘Portokalli’ ka njerëz që e hanë bukën kot

Publikuar më: 14:34 07-10-2018

Eneda Tarifa ka qenë e ftuara e radhës në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ me Rudina Dembacaj, e cila ka ndalur dhe ka folur për eksperiencë e saj në spektaklin e humorit ‘Portokalli’.

E pyetur se kë aktor do të dëshironte ajo që të hiqte nga puna, Eneda ka habitur me përgjigjen e saj. “Nuk besoj se dua të krijoj dhe të bëj armiq në këto momente kështu që besoj se do mbetet për të ta thënë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot”,është shprehur ajo.

-640-0-5bb91a1c18926.jpg

 

Ndër të tjera, Eneda ka zbuluar aktorin e preferuar që ka patur në emisionin e humorit. “Vend të veçantë mban Flori, i cili është shumë i talentuar, një njeri me shumë dimensione që di të krijojë karaktere dhe pse nuk ka bërë një shkollë për aktrim. Këta njerëz që ecin vetë dhe vetëm me punën e tyre, unë i adhuroj. Me një respekt dhe mall të veçantë, ne vazhdojmë miqësinë me familjen e tyre”, tha këngëtarja e njohur.

Article Logic
Execution time: 0.0030741691589355