INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kemi menduar se mbiemri vlen vetëm për të na dalluar nga të tjerët, por paska edhe ndikim në karrierë

Kemi menduar se mbiemri vlen vetëm për të na dalluar nga të tjerët, por paska edhe ndikim në karrierë

Publikuar më: 11:21 02-05-2019

Deri më sot shumë nga ne mendonim se mbiemri na bënte që të dallonim nga njerëzit e tjerë, pasi emri mund të jetë i përsëritur. Po së fundmi janë bërë disa studime që e lidhin mbiemri dhe me ecurinë në karrierë. Tingulli që lëshon gjatë shqiptimit dhe kuptimi i tij mund t’ju favorizojë në punë.

Ky është rezultat i një hulumtimi të kryer në Gjermani, i realizuar me mbiemrat e gjermanëve.
Në studim u morrën mbiemrat e 220.000 njerëzve dhe rezultoi se ata që kishin një mbiemra, si Kaiser që në shqip përkthehet perandor, König që përkthet mbret ose Fürst, princ dukej se kishin arritur pozita drejtuese më me shpejtësi se ata me mbiemra që kishin të bënin me aktivitete të përditshme, të tilla si Kock që përkthehet kuzhinier ose Bauer, fermer.
Duhet sqaruar që këto mbiemra, që konsiderohen si fisnikë, nuk lidhen me faktin se familjet e tyre shekuj më parë mund të kenë patur rrënjët nga mbretëritë.

Article Logic
Execution time: 0.003964900970459