INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si do jetë muaji mars për çdo shenjë të horoskopit, në dashuri dhe punë

Ja si do jetë muaji mars për çdo shenjë të horoskopit, në dashuri dhe punë

Publikuar më: 14:32 27-02-2017
Në muajin mars  yjet do shndërrijnë për secilën shenjë të horoskopit.
Sipas intv.al ja si do jetë ky muaj, në dashuri dhe punë.
 
1. Dashi
Në këtë muaj do arrini kulmin tuaj të suksesit në punë dhe planetet do ju favorizojnë shumë në projektet e reja. Ju që jeni beqarë keni mundësinë të krijoni lidhje të re. Gjithashtu, këtë muaj do merrni pjesë në evente interesante, ku do rritet mundësia për të njohur njerëz të rinj.
2. Demi
Fokusi kryesor i atyre që i përkasin shenjës së demit është karriera. Ekspertët shtojnë se këtë muaj demat dëshirojnë të qëndrojnë  vetëm.  Mërkuri është në pozicionin e duhur për t’i ndihmuar në fushën e ekonomisë. Komunikimi juaj në jetën personale do përmirësohet këtë muaj dhe do shmangni konfliktet me partnerin. Yjet do shkëlqejnë shumë për ju këtë muaj.
3. Binjakët
Këtë muaj bëni kujdes me udhëtimet e shumta, sepse do ndikojnë për keq në financat tuaja. Saturni nuk është në anën tuaj këtë muaj, që t’ju japë suport. Sipas intv.al duhet të fokusoheni në shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Nga ana sentimentale nuk do keni të reja, pasi duhet të fokusoheni te vetja juaj më shumë.
4. Gaforrja
Fokusi juaj në këtë muaj është vetëm te karriera. Në fillim të muajit  në shtëpitë tuaj nuk do krijohet një atmosferë e këndshme. Kjo gjë nuk do ndikojë në suksesin tuaj. Sipas intv.al duhet të kontrolloni nervat dhe mos u tensiononi shumë. Mendja juaj është vetëm të realizoni sa më mirë punën tuaj.
5. Luani
Ju që i përkisni shenjës së luanit do fokusoheni te shëndeti juaj mendor, pasi keni kaluar një lodhje këtë periudhë. Do keni një ndryshim në pozicionin tuaj të punës dhe kjo kërkon  të vërtetoni edhe më shumë aftësitë tuaja. Financat do i keni të mira këtë muaj, prandaj mos u shqetësoni. Duhet të jeni më shumë bashkëpunues këtë muaj, i dashur luan. 
6. Virgjëresha
Interesi juaj këtë muaj është vetëm te:paraja. Duhet t’i mbani sytë hapur në lidhje me investimet  e kota që mund të bëni. Sipas intv.al  duhet të guxoni për të arritur atë që doni, sepse suksesin e keni pranë. Këtë muaj, fokusi juaj është te përmirësimi i ekonomisë.
7. Peshorja
Në fillim të këtij muaji  interesi juaj kryesor do jetë familja juaj, sepse keni për të zgjidhur disa çështje me rëndësi.  Sipas ekspertëve, muaji mars do jetë pak i trazuar për ju, sepse do t’ju duhet të krijoni një balancë midis shëndetit tuaj mendor dhe përgjegjësive në vendin e punës. 
8. Akrepi
Fillimi i muajit pritet t’ju sjellë sukses në karrierë. Kushtojini vëmendje  edhe jetës suaj sociale, ku përfshihet familja dhe miqtë tuaj. Kohët e fundit i keni lënë pas dore dhe këtë muaj do ndryshoni sjellje me ta për mirë. Sipas intv.al duhet të bashkëpunoni me të tjerët, nëse kjo gjë do ju ndihmojë të arrini synimet tuaja. 
9. Shigjetari
Saturni ndodhet në pozicionin e duhur në fushën tuaj financiare, duke e ndryshuar për mirë. Do keni  disa vështirësi në lidhje me pagesat që do merrni, por mos u shqetësoni. Jeta juaj dashurore do plotësohet edhe më shumë këtë muaj.
10. Bricjapi
Ju që i përkisni bricjapit, këtë muaj do përqëndroheni në zgjidhjen e çështjeve familjare. Jupiteri këtë muaj nuk do jetë ashtu si duhet në karrierën tuaj dhe do ishte më mirë të krijonit një atmosferë paqeje në shtëpinë tuaj. Sipas intv.al duhet të merrni më shumë vendime në mënyrë të pavarur, sepse do t’ju ndihmojë të keni më shumë sukses.
11. Ujori
Ky muaj do ju sjellë shumë energji pozitive. Do përqëndroheni më shumë tevetja juaj, që të jeni të gatshëm më pas të shikoni karrierën. Në fushën e dashurisë, nuk do keni diçka që t’ja vlejë, sepse ende jeni në kërkim të dikujt të veçantë.
12. Peshqit
Me diellin në shenjën tuaj këtë muaj, do arrini ta shtoni suksesin në karrierë. Gjithashtu në anën tuaj është edhe Venusi, planeti i bukurisë. Nëse po mendoni të ndryshoni pamjen tuaj të jashtme, bëjeni pasi do ndiheni më mirë shpirtërisht. Ju që jeni beqarë, sipas intv.al do njihni njerëz të rinj, por asgjë serioze.
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0044519901275635