INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni lidhje në distancë? Bëni këto 5 gjëra për ta ruajtur lidhjen tuaj

Keni lidhje në distancë? Bëni këto 5 gjëra për ta ruajtur lidhjen tuaj

Publikuar më: 14:52 27-02-2017

“Mos e vazhdo një marrëdhënie në distancë sepse kurrë nuk do të funksionojë”. Këtë jemi mësuar të dëgjojmë  teksa na thonë pasi kemi rrëfyer se po përjetojmë një lidhje në distancë.

Por erdhi momenti që ata ta mësojnë se një lidhje e tillë funksionon, nëse të dy jeni të angazhuar në këtë marrëdhënie. 

Ja çfarë duhet të bëni nëse keni një lidhje në distancë:

1. Të jeni të vendosur që të dy jeni të angazhuar në këtë lidhje

Për të qënit të ndarë fizikisht, sa prej nesh e kanë shfaqur frikën për ta mbajtur një lidhje në distancë? Duhet të vendosni të doni njëri-tjetrin dhe të angazhoheni ndaj njëri-tjetrit.

2. Të ketë një lloj kontakti me shikim çdo ditë

Ka aq shumë opsione për ta bërë këtë dhe ju vijnë në ndihmë edhe aplikacionet e shumta të cilat ju mundësojnë të jeni në kontakt të vazhdueshëm gjatë ditës. Ju mund të qëndroni deri natën vonë duke biseduar apo të zgjoheni të nesërmen në mëngjes dhe të lexoni mesazhin ku aiajo ju tregon se çfarë i ndodhi, apo si kaloi. Nëse jeni të dy onlinë njëkohësisht, mund ta shihni njëri tjetrin në skype dhe kjo do ta bënte më të shkurtër distancën mes jush.

Nëse ju mungon aiajo edhe fizikisht, do ta ndjeni më shumë njëri-tjetrin kur të takoheni dhe do ta kuptoni se sa rëndësi ka për ju ai person.

3. Planifikoni dhe kombinoni vizitat në të njëjtin vend

Ju e dini se me një marrëdhënie në distancë të gjatë, nuk do ta keni pranë personin ezemrës ndaj planifikimi i përbashkët i udhëtimeve ju vjen në ndihmë për të qëndruar me njëri-tjetrin. Bëjeni këtë të paktën një herë në muaj.

4. Bëni një surprizë

Nuk duhet të jetë e tepruar por herë pas here duhet bërë diçka për të treguar se lidhja juaj është drejt një rruge të gjatë , sidomos kur jeni në një marrëdhënie në distancë. 

5. Ritheksojeni angazhimin tuaj në çdo mundësi që ju jepet

Nuk ka asgjë më të keqe sesa të mos dish se si ndihet partneri yt. Dhe ndërkohë që nuk mund ta shihni apo t’i lexoni gjuhën e trupit, do ta keni tepër të vështirë të kuptoni ndjenjat e tyre. Ndaj bëni mirë ta shprehni në çift se sa ie rëndësishme jeni për tjetrin.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999