INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejvina Kthella thyen heshtjen për herë të parë, zbulon të vërtetën e lidhjes me portierin Strakosha [FOTO]

Kejvina Kthella thyen heshtjen për herë të parë, zbulon të vërtetën e lidhjes me portierin Strakosha [FOTO]

Publikuar më: 19:38 04-11-2019

Prej kohësh në media thuhet se bukuroshja Kejvina Kthella është në një lidhje me portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën. Lidhur me këto fjalë dyshja ka preferuar të mos reagojë, megjithatë mbrëmjen e kaluar e ftuar në “Shiko kush Luan”, Kejvina ka thyer heshtjen.

Ajo është pyetur mbi të vërtetën e këtyre thashethemeve dhe ne morëm një përgjigje më në fund.

“A është e vërtetë që je në një lidhje me portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën? Nëse jo, na trego emrin e partnerit tënd”,-ka qenë pyetja e Florit.

Ndërkohë Kejvina ka mohuar lidhjen me Thomasin, por nuk ka preferuar të tregojë se kush i ka vjedhur zemrën. Pra ajo nuk është me portierin e kombëtares, por nuk ka treguar për statusin aktual.

 launen.png

Article Logic
Execution time: 0.0075409412384033