INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kë zgjedh Ermal Fejzullahu mes Dafina Zeqirit, Era Istrefit dhe Ledri Vulës? [VIDEO]

Kë zgjedh Ermal Fejzullahu mes Dafina Zeqirit, Era Istrefit dhe Ledri Vulës? [VIDEO]

Publikuar më: 21:10 06-05-2017

Perzonazhi i “In Report” këtë herë ishte këngëtari me zërin e ëmbël Ermal Fejzullahu.

I pyetur nga Albi, Ermali zbuloi mjaft gjëra interesante  gjatë  bisedës edhe duke u bërë  nostalgjik teksa iu jane rikthyer disa prej hiteve të  tij të  viteve më  parë . Familja, karriera por edhe marrëdhënia me disa prej kolegëve.  Por cilin zgjedh Ermali mes Era Istrefit, Dafina Zeqirit dhe Ledri Vules? “Era është  super artiste përderisa ka luftuar për të  arritur atje ku është . Është  këngëtare që  e ka fituar vetë  atë  titull. Kam shumë  respekt për të ”.

Kam respekt edhe për Ledrin që  e kam shok. Është  super artist dhe super reper.

Edhe me Dafinën kam miqësi. Ne e kemi nisur karrierën shumë  herët dhe unë  e mbështes cdo sukses të  tyre”, ka përfunduar ai duke mos bërë  dallim për njërin mes miqve.

Sa iu përket projekteve në  vazhdim, këngëtari shprehet se edhe nëse do t’i jepej mundësia për një  karrierë  jashtë  Shqipërisë, nuk do ta pranonte sepse do të duhej shume vullnet. /intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326