INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kategorise Superiore/ Kukësi mposht Lacin dhe rimerr kreun, Skëndërbeu ngec në Gjirokastër

Publikuar më: 14:38 01-12-2016

Në Zeqir Ymeri, Kukësi nuk gabon dy herë rradhazi.  Skuadra e Ernest Gjokës mposhti 2-0 Lacin duke u rikthyer te fitorja në kampionat. Një sukses për Kukësin që përfitoi nga hapi fals i Skënderbeut në Gjirokastër duke rimarë vendin  e parë në klasifikimin e kategorisë Superiore me pikë të barabarta 27 me korcarët por në sajë të goleavarazhit më të mirë janë verilindorët ata që komandojnë.
Më në fund ndalet Skënderbeu. Në Gjirokastër Luftëtari është “mbret”. Atje nuk mund të fitojë askush, madje as kampionët në fuqi të kampionatit tonë.   Skënderbeu shpërdoroi disa raste në këtë ndeshje dhe këmbënguli deri në fund ta fitonte takimin, por nuk ia doli.  Për pasojë kjo ndeshje mbyllet me rrjeta të paprekura 0-0, duke lënë të kënaqur Luftëtarin që mori një pikë
Teuta pëson disfatën e radhës, kësaj here përballë një kundërshtari direkt në luftën për mbijetesë. Flamurtari fiton 2-1 në Durrës duke i bërë një surprizë të hidhur ish-trajnerit Gugash Magani.
Në Shkodër nuk ka surpriza, aty ku Vllaznia fiton 3-0 ndaj Korabit. Një sfidë e dominuar nga shkodranët që kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi dhe tashmë ndihen më të qetë.Korabi nga ana tjetër vazhdon të mbetet në fund të renditjes.

Article Logic
Execution time: 0.0026900768280029