INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kategoria Superiore këtë javë luhet në të njëjtën ditë dhe orar

Kategoria Superiore këtë javë luhet në të njëjtën ditë dhe orar

Publikuar më: 15:34 03-05-2019

Kategoria Superiore luan këtë të shtunë ndeshjet e javës së 32-të, por ndryshe nga herët e tjera të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtin orar për të shmangur aleancat e fundsezonit në dëmtim të ekipeve të tjera.

Partizani do të ketë një përballje të vështirë në Vlorë, ku do përpiqet të konfirmojë titullin, ndërsa Kukësi merr në tavolinë tre pikë nga Kamza. Ndërkohë Teuta është përballë Luftëtarit. Të dyja ekipet kanë objektiva të ndryshëm me durrsakët që kërkojnë Europa League dhe gjirokastritët në luftë për mbijetesë.

Tirana gjithashtu provon forcat në Korçë. Kryeqytetasit kanë mungesa të rëndësishme në radhët e tyre. Në Laç do të zhvillohet gjithashtu një betejë e fortë, me krutanët që pritet të luajnë shanset e fundit të qëndrimit në Superiore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938