INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Karakterin tuaj tani e zbulojnë fotot në Instagram! E shihni këtu [FOTO]

Karakterin tuaj tani e zbulojnë fotot në Instagram! E shihni këtu [FOTO]

Publikuar më: 10:15 25-11-2018

Instagram është shndërruar në një nga rrjetet sociale më të përdorur nga të rinjtë. Duke u fokusuar më shumë tek fotot studiuesit kanë nisur të analizojnë edhe psikologjinë e përdoruesve.

Disa studentë morën pjesë në një pyetësor online për të parë personalitetin e tyre. Në analizë u morën rreth 25000 foto për të kuptuar sesi individët përdornIn ngjyrat në Instagram.

Kërkimi mori parasysh pesë anë të personalitetit: narcizmin, sa i kënaqur je nga jeta, vetmia, sjellja ndaj rrjetit social dhe gjinia.

U pa se ata që ishin më romantikë postonin foto me shumë ngjyra. Ndërsa ata që nuk ishin të tillë hidhin foto kryesisht bazuar te mënyra si dukeshin, pa iu kushtuar vëmendje detajeve.

Fotot u analizuan në bazë të ngjyrës, harmonisë dhe diversitetit. Studiuesit arritën në përfundimin se njerëzit që ndiheshin vetëm postonin foto me pak ngjyra.

Analiza mori parasysh edhe faktorët si narcizmi dhe kënaqësia e jetës. Dhe shumë prej përdoruesve postonin në Instagram foto me njerëz të tjerë, ndërsa përdoruesit neurotik postonin foto më pak harmonike dhe ku ishin kryesisht vetëm.

Sa i përket gjinisë, studimi tregoi te gratë kishin prirjen të postonin foto që ishin me më shumë ngjyra ndërsa meshkujt prireshin të hidhnin imazhe harmonike.

Article Logic
Execution time: 0.0019259452819824