INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaq e pati martesa/ Me këtë veprim Arbenita i ''vë vulën'' ndarjes së saj nga Fero

Kaq e pati martesa/ Me këtë veprim Arbenita i ''vë vulën'' ndarjes së saj nga Fero

Publikuar më: 18:29 30-11-2022

Pas lajmeve se janë ndarë, reperi Fero Fera u shpreh me nota tallëse dhe ironike gjatë një ‘Live’ në Instagram se Arbenita Ismajli e ka lënë dhe po vuan shumë për këtë gjë.

"Më ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do t’i bëj 10 këngë se jam duke vuajtur”– u shpreh reperi.

Mirëpo pas reagimit të reperit duket se modelja e ka thumbuar publikisht babain e vajzës së saj. Arbëenita publikoi një pjesë nga intervista virale e këngëtares Cher, teksa shprehet që meshkujt nuk janë aspak të rëndësishëm në jetën e tyre.

 Kujtojmë se kjo krisje e çiftit i ka habitur të gjithë fanstat, pasi vetëm disa javë më parë reperi ishte i ftuar në “Më Lër të Flas” ku tregoi se marrëdhënia mes tij dhe Arbenitës është shumë mirë.

“Me Arbenitën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”,- u shpreh Fero.

auto_xcf1669817906.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773