INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet me kokainë, shqiptari trafikonte në makinë me vajzën 5 vjeçe

Kapet me kokainë, shqiptari trafikonte në makinë me vajzën 5 vjeçe

Publikuar më: 14:02 04-04-2019

Policia italiane e Olbias në rajonin e Sardenjës ka vënë në pranga shqiptarin B.O 43 vjeç me akuzën e trafikut të drogës.

Shqiptari banues në Emilia Romagna ka udhëtuar me tragetin e linjës nga porti i Livornos në portin e Olbias së bashku me vajzën e tij 5 vjeç dhe bashkëshorten me kombësi rumune.

Gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur të fshehur në airbagun e pasagjerit, 6 kg kokainë dhe 16 gramë heroinë.

Sipas policisë italiane droga e cilësisë mjaft të pastër do t'i sillte një përfitim rreth 1 milionë e gjysmë euro.

Ndaj shqiptarit është lëshuar masa e arrestit me burg, ndërsa bashkëshortja e tij rumune do të hetohet në gjendje të lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482