INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish ndërhyrje në rrugë, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për qarkullimin

Sërish ndërhyrje në rrugë, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për qarkullimin

Publikuar më: 14:27 04-04-2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se duke nisur nga dita e premte, datë 5 prill 2019, ora 08:00 dhe deri më 13 prill do të realizohen punime në këto dy akse: -Riparim dhe vendosje e barrierave akustike në Mbikalimin e Fushë Krujës, km 1+400, në segmentin rrugor: Mbikalimi Fushë Krujë-K-Fshat Hasan - Faza 1; - Riparim për pjesën e poshtme të Mbikalimit të Fushë Krujës-Faza 1.

Për këtë arsye gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve në pjesën poshtë mbikalimit të Fushë Krujës do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 2 korsi (nga 1 korsi për secilin drejtim) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0062611103057861