INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tradhtohet nga gjurmët e gishtave i riu shqiptar që vodhi 30 mijë euro

Tradhtohet nga gjurmët e gishtave i riu shqiptar që vodhi 30 mijë euro

Publikuar më: 11:57 20-01-2019

Lëvizte gjatë natës me motorrin e tij skuter për të vjedhur dyqane apo shtëpi. Për policinë lokale të Ragusas ai është një hajdut serial.  Arxhens Zykollari, 20 vjeç, i lindur në Shqipëri u arrestua nga policia italane teksa ishte nisur për të vjedhur. Prokuroria e Raguzës ka nxjerrë një dispozitë kundër hajdutit metodik, serioz dhe i pandreqshëm. Hetuesit lokalë kanë rindërtuar skemën e shumë vjedhjeve të rënda dhe hetimet janë duke u zhvilluar më tej, pasi dyshohet se i riu ka kryer shumë më shumë vjedhje.

sssss.jpg

Agjentët gjithashtu kanë identifikuar katër marrës, të gjithë shqiptarët, dhe kanë gjetur televizione, 4 biçikleta, kompjutera, tableta. Pasuritë për një vlerë prej 30 mijë euro u kthyen pronarëve të tyre të ligjshëm.  Gjatë një prej plaçkitjeve të kryera, i riu la gjurmë që u morën nga Policia Shkencore. Ekzaminimi i imazheve të sistemeve të mbikëqyrjes me video lejoi më pas të gjitha reagimet e nevojshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049