INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaos në fakultete, karriget dhe bankat në koridore. Bojkotohet mësimi [FOTO]

Kaos në fakultete, karriget dhe bankat në koridore. Bojkotohet mësimi [FOTO]

Publikuar më: 10:19 10-01-2019

Protesta e studentëve ka marrë një formë tjetër. Nga godia e Kryeministrisë ajo është zhvendosur në ambinetet e brendshme të fakulteteve. Këtë të enjte studentët kanë bllokuar fakultetet, duke nxjerrë nga klasat në korridore bankat dhe karriget. 

Këtë skenarë IN TV e paralajmëroi dy ditë më parë nëpërmjet një studenti të Universitetit Politeknik.

Ndërkohë, kjo mënyrë proteste është zgjedhur pasi disa studentë të martën nisën mësimin, ndërsa pjesa tjetër merrte mungesa.
Me kaosin e krijuar tashmë nëpër fakultete mësimi është bërë i pamundur, duke bërë që bojkoti të vijojë.

Një grup studentësh mesa duket kanë vendosur të rezistojnë dhe të këmbëngulin për plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

 bllokohen_fakultetetet_1.jpg

 

karfige.jpg

 

bosh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592