INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West

Kanye West "tapë" gjatë fjalimit 4 minutësh në VMAs?! Gjykojeni vetë [VIDEO]

Publikuar më: 13:12 29-08-2016

Një tjetër moment pikant i mbrëmjes së MTV Music Awards ishte padyshim edhe fjalimi i Kanye West.

Përveçse prezantoi videon e tij të re "Fade", Kanye shfrytëzoi 4 minutat në dispozicionin e tij për të folur rreth disa temave të ndryshme. Njëra prej tyre e lidhur sigurisht me Taylor Swift, për të cilën artisti shprehu vetëm dashuri. Ndërkohë teksa u ndal tek tema e "famës", West shprehu se pavarësisht rrugëve të ndryshme të gjithë tashmë ndodhen në të njëjtin shtrat, përfshirë këtu edhe ish-in Amber Rose. Deklarata këto që kanë bërë publikun në sallë dhe atë në shtëpi të dyshojnë se mos këngëtari ishte nën efektin e alkoolit apo drogërave. Duhet thënë se përveç Rihanna-s dhe Kanye West, tjetër emër që do mbahet mend këtë vit është ai i Beyonce e cila fitoi cmimin Video of the Year dhe atë Best Female Video, për këngën "Formation"!

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547