INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanceri po bën namin në Shqipëri, njihuni me sëmundjet që po vrasin shqiptarët

Kanceri po bën namin në Shqipëri, njihuni me sëmundjet që po vrasin shqiptarët

Publikuar më: 09:23 23-05-2019

Të sëmurët nga kanceri po shtohen frikshëm dhe është ulur shumë mosha e të prekurve! Rritja e ndotjes, stili i jetesës dhe pasiguria e ushqimeve që konsumojmë po ndikojnë në rritjen e vdekjeve nga tumoret. Për vitin 2018 Instat raportoi se niveli i vdekshmërisë nga tumoret ishte 128.9 për 100 mijë banorë, me rritje 1.4% në raport me vitin e mëparshëm.

Në vitin 2018, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 21.804, duke shënuar 428 vdekje më pak se në vitin paraardhës me një ulje prej 1,9 %. Numri i vdekjeve sipas gjinisë është 11.667 për burrat, 0,5 % më shumë se në vitin 2017 dhe 10.137 vdekje të raportuara për gratë, 4,6 % më pak se në 2017.
Norma bruto e vdekshmërisë për vitin 2018 është 760,6 vdekje për 100 mijë banorë përkundrejt 773,7 që ishte në vitin 2017.
Në vitin 2018, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 53,2 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 404,7 për 100 mijë banorë dhe krahasuar me vitin paraardhës ka një ulje prej 2,7 %.
Brenda grup sëmundjes të “Aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 31,7 %, “Sëmundjeve kronike të zemrës” me 27,2 % dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 24,3 %.
Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 16,9 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh është 128,9 për 100 mijë banorë dhe ka një rritje prej 1,4 % krahasuar me vitin 2017. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të tretjes”, me 34,5 % dhe nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 24,1 %.
Vdekjet nga grup sëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, shënon një rritje prej 3,4 %, krahasuar me vitin 2017. Në këtë grup, 50,0 % të rasteve e zënë vdekjet mbi moshën 84 vjeç dhe shkaku specifik i vdekjes “Vdekje nga pleqëria” zë 97,2 % të vdekjeve në këtë grup.

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178