INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/VIPA-t e instagramit, Dasara Karaiskaj:  Realitet fals, pjesa më e madhe e tyre pa formim [VIDEO]

KafeIN/VIPA-t e instagramit, Dasara Karaiskaj: Realitet fals, pjesa më e madhe e tyre pa formim [VIDEO]

Publikuar më: 14:34 11-04-2019

Për gazetaren e showbizit Dasara Karaiskaj, rrjetet sociale çdo ditë e më shumë po promovojnë personazhe që e quajnë veten VIP-a, por formimi i tyre lë për të dëshiruar.
Sipas saj, bota virtuale po shpërndan imazhe të rremë për publikun që i ndjek, por nga ana tjetër dhe gazetarët e shoëbiz nuk kanë më çfarë të japin pasi janë VIP-at që vendosin të shpërndajnë ato çfarë duan në rrjetet sociale.
“Nëse më parë për të zhvilluar një intervistë, (dikur në revistë), kishe të tjera emocione gjatë takimit me personazhet publikë, sot duket se janë të gjithë miq me njëri-tjetrin, bëjnë selfie dhe kaq”, tha gazetarja e njohur e kulturës Dasara Karaiskaj.
Sipas saj, sot e vendosin ata se çfarë duhet të jetë lajm dhe jo gazetarët.
Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e personazheve publikë, kryesisht këngëtarët dhe moderatorët e emisioneve të njohura në tv, sipas gazetares Karaiskaj kanë probleme me formimin.
“Marr shembull zënkën e këngëtares Ronela Hajati me këngëtaret e njohura Aurela Gaçe dhe Rovena Dilo. Nuk dua të ndërhyj e të them se Ronela mund ta ketë thënë shumë thjeshtë mendimin e saj pavarësisht se kish përplasje kulturore për këngën e Robert Aliaj, por ajo çfarë dua ti them këtyre këngëtarëve është të mendohen para se të flasin, t’I vënë pikëpyetje vetes kur janë përballë ikonave të muzikës siç janë Aurela dhe Rovena”, tha gazetarja Karaiskaj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273