INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook merr masa për adresën tënde dhe pas vdekjes. Ja çfarë ndodh në rrjetin social

Facebook merr masa për adresën tënde dhe pas vdekjes. Ja çfarë ndodh në rrjetin social

Publikuar më: 12:43 11-04-2019

Nuk ka asnjë dyshim që prej vitesh Facebook është bërë pjesë e pandarë e jetës sonë, dhe jo vetëm. Tani, rrjeti i famshëm duket se do të na ndjekë edhe pas vdekjes! Një prej përfaqësuesve të kompanisë, postoi në llogarinë e tij sektorin e ri të platformës. Atë të homazheve për njerëzit që s’janë më.

Opsioni i ri duket se do t’ju japë njerëzve mundësinë për të pasur më shumë kontroll mbi llogaritë e Facebook-ut të të dashurve të tyre që kanë ndërruar jetë.

Kjo në fakt, nuk është diçka plotësisht e re për kompaninë, e cila që prej 2015-ës të lejonte të kishe kontroll mbi adresën e dikujt pas vdekjes së tij. Ndryshimi është se tani, ka më shumë opsione rreth kësaj.

E para është ajo e “Homazheve”. Një vend ku miqtë dhe të afërmit mund të ndajnë histori apo të shprehin emocionet e tyre për dikë që ka vdekur.

Sigurisht, këtu do të jenë familjarët ata të cilët kanë përparësi. Mund të editojnë postimet apo të heqin tag-et që duken të papërshtatshme. Pra, ata do të veprojnë si një tjetër filtër mbrojtës për të ruajtur kujtimin e të ndjerëve.

Përballja e teknologjisë me vdekjen duket goxha e çuditshme dhe e zymtë- aq më tepër kur profilet e Facebook-ut ekzistojnë edhe nëse ti jo më. Gjithsesi, për ata hidhërimin e tyre preferojnë ta shprehin edhe në rrjete sociale, ky hap do të jetë goxha i mirëpritur.

 faceebbb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031669139862061