INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me rrjetin social më të përdorur nga shqiptarët në 2019

Njihuni me rrjetin social më të përdorur nga shqiptarët në 2019

Publikuar më: 10:36 25-02-2019

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po bëhen të varur nga rrjetet sociale. Po Il Sole 24 pas një studimi raporton se Facebook është rrjeti social më i përdorur në Shqipëri. Media italiane ka publikuar hartën botërore të rrjeteve sociale 2019.

Facebook ka vazhduar të rritet me 2.3 miliardë përdorues, prej të cilëve 1.5 miliardë lidhen së paku një herë në ditë. Sot, Facebook është rrjet social më i preferuar në 153 shtete nga 167 vendet e analizuara, me një shtrirje në 92% të globit.
Facebook është më së shumti i përhapur në Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Europë dhe Afrikë, në Indi dhe Asutrali.
Në Kinë rrjeti më i përhapur është Qzone. Në Rusi, rrjeti social më i përdorur është V Kontakte.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një kërkimi tre persona në katër nuk janë ende të njohur me mënyrën se si funksionon algoritmi i Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885