INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shahini, 'Këtë vit me kurrikula të reja në shkolla'

Shahini, 'Këtë vit me kurrikula të reja në shkolla'

Publikuar më: 14:12 11-04-2019

Ministrja e Arsimit, Besa Shahni njoftoi se duke nisur nga viti shkollor shtator 2019-2020, do të nisë implementimi i kutikulave të reja, në të gjithë shkollat. “Shtator 2019-2020 do të na gjejë në implementimin e plotë të kurikulës së re, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, për të gjitha vitet. Çfarë përfshin kurikula e re? Ka ndryshuar në të gjithë përmbajtjen e saj”, njoftoi zonja Shahini.

Ndryshime do të bëhen edhe për mësuesit. “Komisioni Europia ka dhënë disa sugjerimi, që edhe ne pajtohemi. Ka të bëjë me ndryshimin e përgatitjes së mësuesve. Pra, është kjo pjesa, hallka që ka ende nevojë për më shumë punë nga ana jonë. Bëhet fjalë për mësuesit që pritet të futen në shërbim dhe që janë ende në Universitet dhe për mësuesit që janë aktualisht në shërbim. Në të dy koto fusha kemi marrë hapa dhe shpresoj që cilësia e arsimit të lartë që përgatit mësuesit, të përshpejtohet”, tha Shahini. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0025038719177246