INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Oriola Pampuri: Zgjedhje pa PD nuk do të ketë, Basha shumë shpejt kryeministër!  [VIDEO]

KafeIN/Oriola Pampuri: Zgjedhje pa PD nuk do të ketë, Basha shumë shpejt kryeministër! [VIDEO]

Publikuar më: 12:05 23-04-2019

Ish-deputetja e PD Oriola Pampuri gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri deklaroi se zgjedhjet lokale nuk do të zhvillohen nëse PD nuk merr pjesë.

Sipas saj, vendimi për djegien e mandateve ka qenë unanim dhe deputetët që nuk po zbatojnë këtë vendim të partisë nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike.
“Ata që qëndrojnë në parlament janë individë që përfaqësojnë veten e tyre dhe jo grupin e PD.
Jemi në një sistem propocional, ata kanë qenë pjesë e tij dhe ne kemi marrë votat e logos, partisë”, tha Pampuri.
Për zonjën Pampuri, lideri i opozitës Lulzim Basha duhet falenderuar pasi mori vendimin për të qenë në krah të qytetarëve.
Sa i takon nismës së ish-deputetëve demokratë të larguar nga strukturat e PD për të krijuar një parti të re, ish-deputetja e PD Oriola Pampuri tha se është e drejta e secilit të krijojë parti por PD është në rrugën e saj për rivendosjen e demokracisë.
“Ne jemi në punë çdo ditë me qytetarët. Ne duam zgjedhje të lira dhe vota e qytetarëve të lexohet. Kaq duam ne. Nuk jemi regjistruar në zgjedhje pra s’do të marrim pjesë në zgjedhje dhe nuk do të lejojmë që të zhvillohen zgjedhjet”, tha zonja Pampuri.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0041420459747314