INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koalicioni opozitar, Basha: S’do ketë zgjedhje false, as opozitë false[FOTO]

Koalicioni opozitar, Basha: S’do ketë zgjedhje false, as opozitë false[FOTO]

Publikuar më: 12:21 23-04-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes me aleatët e vet politikë mëngjesin e sotëm, u zotua se koalicioni politik dhe opozitar nuk do të lejojë që të ketë zgjedhje false.

“Partia Demokratike ka përfunduar paraditen e sotme nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit opozitar për zgjedhjet e ardhshme dhe në orët në vijim ky koalicion do të zgjerohet. Jemi të gatshëm të ndërtojmë bashkëpunim me të gjithë faktorët e tjerë për t’i dhënë Shqipërisë të ardhmen europiane. Kjo, duke i dhënë fund zgjedhjeve false; angazhimi ynë i parë, që jemi mazhoranca e re politike dhe morale e Shqipërisë. Të kthejmë vendimmarrjen në duart e shqiptarëve duke i dhënë fund qeverisë false dhe parlamentit kukull”, tha Basha.

I pyetur lidhur me partinë e re të krijuar nga Astrit Patozi, kryedemokrati nuk ngurroi ta cilësonte atë një opozitë false që nuk do të pranohet nga PD.

mihillok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029418468475342