INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Halit Valteri: Votova kundër dekretit për zgjedhjet, i ktheva kusurin Metës kur na quajti opozitë false  [VIDEO]

KafeIN/Halit Valteri: Votova kundër dekretit për zgjedhjet, i ktheva kusurin Metës kur na quajti opozitë false [VIDEO]

Publikuar më: 12:57 21-06-2019

Deputeti më i ri në kuvendin e Shqipërisë, i dalë nga listat e PD në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, Halit Valteri gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” ka deklaruar se kriza politike është artificiale dhe e krijuar nga Rama, Meta, Monika e Basha.
Valteri tha se krizën e ndjejnë më shumë shqiptarët çdo ditë kur vendosin të marrin rrugët jashtë Shqipërisë.
“Unë vendosa të pranoj mandatin pasi kam vendosur të ngre zërin në kuvend, kundër këtyre politikanëve të vjetër që duhet të lënë parlamentin. Ka ardhur koha që politika të bëhet nga elita e re”, tha deputeti i ri i kuvendit, Halit Valteri.
Sa i takon peshës në ndërgjegje për vendimin e marrë, deputeti Valteri tha se nuk do të jetë kurrë pjesë e mazhorancës dhe e ka mbështetur me votë atë vetëm për rezolutën kundër dekretit të presidentit për zgjedhjet.

"Gjithmonë do të jem në opozitë me këtë qeveri.
Bashkova votën me mazhorancën pasi presidenti Meta na ka quajtur opozitë false. Ai mendon se do të marrë fatet e kombit në dorë. Por Meta duhet të jetë president dhe jo kryetar i LSI", tha deputeti Halit Valteri.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0041399002075195