INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Momente paniku, ministri kap për fyti aktivisten [VIDEO]

Momente paniku, ministri kap për fyti aktivisten [VIDEO]

Publikuar më: 12:42 21-06-2019

Duket se nuk kanë të sosur problemet në arenën politike në Britaninë e Madhe.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Britani, ku ministri Mark Field është filmuar duke dhunuar një protestuese

Në videot e shpërndara në rrjet, shihet sesi në një darkë në Londër Fiel kap nga qafa dhe duke përzënë me dhunë aktivisten e Greenpeace.

Skena e shëmtuar shpërtheu pasi rreth 40 protestues të Greenpeace, veshur me të kuqe, sulmuan banketin vjetorë të bankierëve dhe politikanëve. Field e shtyu aktivisten duke e përplasur tek një shtyllë, e më pas e kapi nga qafa dhe e nxori jashtë dhomës.

Për të justifikuar veprimin e tij, Field tha se e kishte bërë atë veprim duke “iu përgjigjur një shkelje të madhe sigurie”, pasi kishte pasur frikë se protestuesit mund të kishin qenë të armatosur.

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225