INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Gent Onuzi, gabimi më i madh është photoshop-i

KafeIN/ Gent Onuzi, gabimi më i madh është photoshop-i

Publikuar më: 10:55 05-07-2018

Sot në KafeIN rreth temës fiksimi për figurën perfekte, dha mendimin e tij fotografi Gent Onuzi.

Genti prej vitesh punon pranë Bashkisë Tiranë si fotograf dhe ka ndarë me ne eksperiencën e mendimin e tij drejt manisë për të qënë perfekt. Ai ka thënë për KafeIN në INTv se fotografët janë shumë të fiskuar drejt perfeksionit pasi kërkojnë që çdo kënd, pozicion ose lëvizje të duket sa më mirë në fotot e tyre.

Ai gjithashtu është shprehur se ka menduar shpesh të heqë dorë nga profesioni si fotograf për faktin se ky profesion nuk të lë kohë për tu kujdesur për veten por eshte pasioni ai i cili e mban akoma të gatshëm për të fotografuar momentet më të bukura.

Gent Onuzi gjithashtu ka këshilluar që për të qënë perfekt, gabimi më i madh është përdorimi i photoshopit.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793