INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Drejtoresha e spitalit Durrës: Mos jepni para, askush s’mbetet pa shërbim [VIDEO]

KafeIN/Drejtoresha e spitalit Durrës: Mos jepni para, askush s’mbetet pa shërbim [VIDEO]

Publikuar më: 12:21 15-04-2019

Drejtoresha e spitalit të Durrësit Nadire Jani ka deklaruar gjatë intervistës në emisionin “KafeIN”, se regjimi i ri i vizitave në spital po zbatohet me rigorozitet.
Sipas znj.Nadire Jani, nisur nga problematikat e shfaqura ku mjekë e familjarë të pacientëve janë përplasur mes tyre duke degjeneruar deri në dhunë ndaj mjekut, është unifikuar orari i vizitave në të gjitha shërbimet spitalore, i cili është 12:00-13:00.
“Për të sëmurët në reanimacion ndryshon orari, është më i kufizuar dhe lejohet hyrja me fletëhyrje nga shërbimi përkatës.
Nëse mjeku e sheh të arsyeshme se duhet lejuar i afërmi të qëndrojë pranë pacientit, përmes fletëhyrjes lejohet të hyjë në shërbim”, tha drejtoresha e spitalit Durrës.
Sa i takon rasteve të dhunës në spitalin e Durrësit, drejtoresha Jani tha se fluksi i familjarëve brenda pavioneve në shumë raste ka qenë shkak i debateve që kanë gjeneruar në dhunë fizike ndaj mjekut.
“I sëmuri ka shërbimin e duhur në spital, ushqime e veshmbathje, nuk ka mungesa dhe shpesh përplasja ndodh dhe për këto shërbime pasi familjarët insistojnë t’i ofrojnë vetë këto, ushqim e batanije. Nuk duhet t’i japin lekë mjekut, sepse askush s’mbetet pa shërbim shëndetëso”, u shpreh drejtoresha e spitalit Durrës Nadire Jani.

Article Logic
Execution time: 0.0028479099273682