INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Brikena Asa: Jam këngëtare me shkollë, bashkëpunimi me Stine më solli famën  [VIDEO]

KafeIN/Brikena Asa: Jam këngëtare me shkollë, bashkëpunimi me Stine më solli famën [VIDEO]

Publikuar më: 13:39 19-07-2019

Brikena Asa është këngëtare e re në tregun shqiptar por ndryshe nga shumë emra të tjerë në muzikë, ajo ka studiuar Artet.
E ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, Brikena tha se kënga e saj e re “Kam me t’dasht” është pritur mirë dhe kjo duket dhe në klikimet në youtube.
Gjatë intervistës, Brikena ka komentuar dhe zërat për ndonjë lidhje me Stine, me të cilin ka një bashkëpunim sipas saj të mirë.
“Nuk ka asgjë mes nesh, i kam dëgjuar fjalët rreth nesh por s’ka asgjë”, tha këngëtarja e re.
Ajo tha se pas bashkëpunimit ka pasur rritje të kërkesave për koncerte.
“Nuk më pëlqen të jem shumë e famshme. Dua të bëj koncerte, të këndoj live por jo të bëhem shumë e famshme”, tha Brikena.
Këngëtarja e re tha se koncerti i radhës do të jetë në Berlin.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0032191276550293