INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Taulanda Jupi: Qëndresa për mbrojtjen e Teatrit do të vazhdojë, derisa të vijë në qeveri opozita [VIDEO]

KafeIN/Taulanda Jupi: Qëndresa për mbrojtjen e Teatrit do të vazhdojë, derisa të vijë në qeveri opozita [VIDEO]

Publikuar më: 14:24 19-07-2019

Pedagogia e Arteve Taulanda Jupi e ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, tha se Aleanca për Teatrin vazhdon të jetë në mbrojtje të këtij institucioni që kërkojnë t'ja prishin themelet.
“Ne kemi qëndruar gjithë natën para godinës së Teatrit Kombëtar, pas një sinjali për ndërhyrje në godinë për të hequr materialet e saj.
Mbase është matje pulsi, por ne nuk lodhemi. Është viti i dytë që ne nuk jemi larguar, madje as në ndërrimin e viteve”, tha pedagogia Taulanda Jupi.

Sipas znj.Jupi, aleanca me opozitën erdhi në një moment të vështirë kur nga ana e qeverisë nuk u mor asnjë hap për tu ulur dhe dëgjuar aktorët dhe shoqërinë civile.

"Ne po jetojmë në një vend që funksionon mbi dekrete e ligje të veçanta dhe jo me kushtetutë. Në situata të tilla do të bënim aleancë me këdo që do të ishte pro teatrit.

Nëse nuk do të ishte beteja e deputetëve të PD në kuvend, teatri nuk do të ishte aty", tha përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Taulanda Jupi.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Ë

Article Logic
Execution time: 0.0040271282196045