Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit live të Big Brother VIP, në shtëpi u prezantuan tre banorë të rinj. Njëri prej tyre ishte Mateo, i cili u prezantua si ish-i i Brikenës. Banorët e rinj nuk u bashkuan menjëherë me banorët aktualë, pasi produksioni vendosi që ata të qëndronin në një dhomë të izoluar.
Detyra e tyre ishte të zgjidhnin tre nga banorët aktualë për t’u dhënë imunitet në televotimin e radhës. Këta tre banorë do t’u bashkoheshin më pas banorëve të rinj në dhomën e izoluar.
Në momentin që banorët e rinj u shfaqën në ekranin e madh, Brikena reagoi e habitur kur pa Mateon.
Ajo deklaroi se e njihte dhe se kishte shkëmbyer me të disa mesazhe rreth tre vite më parë, por mohoi kategorikisht të kishte pasur ndonjë lidhje me të. Ndryshe nga ajo, Mateo pretendoi se mes tij dhe Brikenës kishte ekzistuar një marrëdhënie sentimentale.
Situata u tensionua edhe më shumë kur Mateo zgjodhi Brikenën si një nga banoret për t’i dhënë imunitet, duke e futur kështu në të njëjtën dhomë me banorët e rinj. Ky veprim shkaktoi reagimin e fortë të Brikenës, e cila shpërtheu ndaj produksionit, duke e akuzuar se po përdorte një “lojë të pisët” për t’i dëmtuar imazhin.
“Unë nuk dua të shkoj! Dhe të them të drejtën po e kuptoj pak a shumë me çfarë qëllimi ka hyrë Mateo, edhe nuk jam fare dakort me produksionin që mundoheni të beni lojëra të tilla vetëm duke u munduar të sillni një person që e kam njohur jashtë dhe nuk ka patur asgjë më shumë, duke u munduar të nisni dicka për të më prishur imazhin, kështu që nuk jam fare dakort dhe nuk dua të shkoj atje! S’ka shance! Edhe nuk jam fare fare dakort me produksionin për një gjest të tillë!”
Ndërkohë, në hyrjen e tij, Mateo tha: “Vajzat, vetëm një mund të thoja aty që është më e bukura dhe më e sjellshmja. Brikena”. Para se të hynte në shtëpinë më të njohur në Shqipëri, Mateo ka deklaruar për produksionin ka qenë në lidhje me Brikenën.
Ndërsa Brikena e mohoi deklaratën e Mateos duke thënë se “vetëm kemi shkëmbyer mesazhe dhe jam takuar vetëm një herë dhe kaq”.
Pas zgjedhjes së Brikenës, që kjo e fundit t’i bashkohej atij dhe 4 të tjerëve në Akuarium, Mateo u shpreh: “Unë ftesën për të hyrë në Big Brother e kam marrë para se të fillojë Big Brother-i, pa e ditur se cilët banorë do të ishin brenda. Fakti që pash Brikenën për mua ishte surprizë, sepse çfarë kam lënë jashtë, nuk doja të hynte brenda. Nuk kam hyrë këtu për Brikenën. Kam vlerësim për Brikenën si vajzë, kam dhe shumë respekt. E zgjodha, por për asnjë lloj loje. Nuk ka asnjë lidhje lojë, Mateo, Brikena, nuk janë në një fjali”.








7 Jan 2026 





