INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka qenë i lidhur me Brikenën apo jo? Mateo zbulon të vërtetën: Mosmirënjohëse, prisja një faleminderit…

Ka qenë i lidhur me Brikenën apo jo? Mateo zbulon të vërtetën: Mosmirënjohëse, prisja një faleminderit…

Publikuar më: 21:28 04-01-2026

Mateo ka zgjedhur të sqarojë publikisht versionin e tij, duke treguar se që në momentin e hyrjes në BBV ka qenë i sinqertë me produksionin. Ai ka pohuar se është pyetur nëse njihte ndonjë nga banorët dhe se ka pranuar njohjen e mëparshme me Brikenën.

Sipas Mateos, mes tyre ka pasur një komunikim të gjatë në distancë dhe një takim, por pa kaluar kurrë në një lidhje të mirëfilltë. Ai theksoi se situata nuk duhet interpretuar si diçka më shumë sesa një njohje me respekt dhe ndjenja të lehta.

“Kam pasur njohje, kemi folur për një kohë shumë të gjatë në distancë, jemi takuar, por nuk ka pasur gjëra të tjera,” u shpreh Mateo, duke shtuar se një takim i vetëm nuk mund të quhet lidhje.

Por reagimi i Brikenës ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Ajo e kundërshtoi hapur këtë narrativë, duke theksuar se takimi mes tyre ka ndodhur vetëm një herë dhe se, nëse kanë ekzistuar ndjenja, ato kanë qenë vetëm nga ana e Mateos.

“Vetëm një herë,” ndërhyri Brikena, duke shtuar se ndjenjat nuk kanë qenë reciproke dhe se ajo nuk e ka përjetuar kurrë raportin si diçka emocionale.

Ky shkëmbim deklaratash ka ndezur diskutime të shumta brenda shtëpisë dhe jashtë saj, duke ndarë publikun mes atyre që i besojnë versionit të Mateos dhe atyre që mbështesin qëndrimin e Brikenës.

Ai ka folur në dhomën e rrëfimit pas situatës së krijuar me Brikenën gjatë spektaklit të natë së kaluar.

Mateo i dha banores imunitet duke e marrë me vete brenda në “Akuarium”, ashtu si edhe dy banoret e reja që zgjodhën Mirin dhe Kristin. Por Brikena nga ana e saj si fillim u revoltua duke zgjedhur të mos e pranonte vendimin, ndërsa Mateo u shpreh se prej saj priste të paktën një falënderim.

“Për sa i takon shpëtimit që bëra, nuk u bëra pishman se bëra atë që doja, pavarësisht se nuk ishte mirënjohëse për nderin që i bëra sepse unë i dhashë imunitet. Mjaftonte një faleminderit asgjë më shumë, por nuk ka problem”-, tha banori.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773