Prime-i i së shtunës në Big Brother VIP solli zhvillime të forta emocionale për banorët e shtëpisë. Një nga momentet më prekëse ishte letra që Selin mori nga babai i saj, ku ai e inkurajonte të vazhdonte rrugëtimin në lojë dhe të qëndronte e fortë përballë sfidave.
Pas këtij momenti, dinamika në shtëpi ndryshoi edhe më shumë kur Stelina mori vendimin për të zgjedhur Mirin që të kalonte në Akuarium, një zgjedhje që solli ndarje mes banorëve dhe tension të dukshëm në ambientet e shtëpisë.
Produksioni i Big Brother VIP publikoi më pas pamjet nga dhoma e rrëfimit, ku Miri, menjëherë pas Prime-t, reagoi emocionalisht ndaj asaj që kishte ndodhur. Banori u shfaq i prekur dhe nuk arriti t’i mbante lotët, duke shprehur zhgënjimin dhe ndjeshmërinë e momentit.
“S’duhet të kisha ardhur këtu, të paktën sot. Mori letër nga i ati. E dua sepse është super njeri. E manifestoi gjithë shtëpia, ja na ndanë nga krevati, u kënaqën”, u shpreh Miri mes emocionesh.
Situata ka nxitur reagime të shumta edhe mes publikut, duke e kthyer këtë Prime në një nga më të komentuarit deri tani, ndërsa mbetet për t’u parë se si këto zhvillime do të ndikojnë në marrëdhëniet dhe strategjitë e banorëve në ditët në vijim.








7 Jan 2026 





