INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ka punuar doktor Berisha për pushimet e shtrenjta” Armina Mevlani i kthehet publikisht ndjekësit: Në fakt me...” [FOTO]

“Ka punuar doktor Berisha për pushimet e shtrenjta” Armina Mevlani i kthehet publikisht ndjekësit: Në fakt me...” [FOTO]

Publikuar më: 17:47 25-06-2019

Armina Mevlani është padyshim një ndër personazhet e njohur, emri i së cilës përbën lajm sa herë shfaqet. Ajo është një ndër bloggeret më të komentuara dhe më të suksesshme në vendin tonë, ku mjafton të futesh në llogarinë e saj në Instagram dhe ti do qëndrosh shumë gjatë për të parë fotot e bukura të saj.

Gjithmonë postimet e Arminës marrin një vëmendje të madhe dhe ka komente të shtumta.

Së fundmi blogerja e njohur ka postuar një video shkëputur nga pushimet e saj me shoqërinë në ishullin grek Mikonos. Ndër komentet e shumta, në sy ka rënë një koment nga një ndjekës i saj i cili i thotë: “Ka punuar doktor Berisha të vesh në vendet me të shtrenjta për pushime.”

Nuk ka munguar edhe reagimi i Arminës, e cila i ka kthyer një përgjigje epike, ku me këtë rast ‘ua mbyll gojën’ të gjithë ndjekësve me komentet dashakeqëse. “Në fakt me shoqërine time kam udhëtuar që 17 vjeç. Komente pa kuptim”, ka qenë ky komenti i saj.

Por nuk ka mbetur gjithçka me kaq. I njëjti ndjekës i ka shkruar sërish duke këmbëngulur dhe duke i thënë që të shkosh në këto vedne duhet t’i kesh xhepat plot. “Mesa duket “rrugëtimet” tona kanë qenë ndryshe sepse unë dhe grupi im shoqëror në këto vende kemi shkuar gjithmonë. Unë bashkëpunoj edhe me firma të mëdha të huaja që më kanë sjellë po në këto vende”, ka qenë ky një tjetër koment i blogeres.

View this post on Instagram

Old Greek Movies

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

 6.4.1.png

Article Logic
Execution time: 0.0045671463012695