INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka disa ndryshime! Ja si pritet të luajë Shqipëria në ndeshjen e sotme!

Ka disa ndryshime! Ja si pritet të luajë Shqipëria në ndeshjen e sotme!

Publikuar më: 10:30 14-10-2019

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Moldavisë, në transfertën e radhës për kualifikueset e Europianit. Një ndeshje që duhet fituar kjo për kuqezinjtë, për të treguar vijimësinë e paraqitjeve të mira.

Sa i përket ndryshimeve në formacion, trajneri Reja e ka bërë të qartë se nuk do të ketë shumë ndryshime, pasi nuk është edhe në tipin e trajnerit për të bërë një gjë të tillë. Këtu bëjnë përjashtim vetëm ata lojtarë që janë të lodhur dhe nuk mund të luajnë dot.

“Sport Ekspres” ka zbuluar edhe formacionin e mundshëm me të cilin mund të luajë Kombëtarja ndaj Moldavisë. Marash Kumbulla nuk do të luajë sipas të gjitha gjasave, pasi ka ende një shqetësim në kofshë. Shumë pikëpyetje të mëdha edhe për Ledian Memushajn, që nuk ka shfaqur formën më të mirë fizike në stërvitje, nisur nga konsumimi i tepërt ndaj Turqisë.

Ndërkohë edhe Selahi duket larg formacionit të tilluarit, ndërsa i vetmi ndryshim, pritet të jetë Taulant Seferi. Dyshja e sulmit pritet të jetë edhe njëherë Manaj-Cikalleshi, ndërsa Seferi mund të marrë një vend në krahun e majtë, duke lënë në stol Lenjanin dhe Roshin. /Sport Ekspres/

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha, Dërmaku, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Seferi, Bare, Gjasula, Abrashi, Manaj, Cikalleshi.

Article Logic
Execution time: 0.0076749324798584
array(1) { ["section"]=> string(76) "ka-disa-ndryshime-ja-si-pritet-te-luaje-shqiperia-ne-ndeshjen-e-sotme-102728" }