INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juventus-s sapo gjeti golashënuesin që theu rekordin e vitit 1958 dhe ai është...C.Ronaldo

Juventus-s sapo gjeti golashënuesin që theu rekordin e vitit 1958 dhe ai është...C.Ronaldo

Publikuar më: 18:18 30-10-2018

Cristiano Ronaldo vazhdon të mahnisë me ekipin e tij të ri. Lojtari më i komentuar i momentit po bën bujë me golat e shënuar në Seria A, duke lënë gjurmën e tij dhe në këtë kampionat.

Portugezi në dhjetë javët e para të tij ka shënuar shtatë gola. Diçka të tillë nuk e kishte arritur askush te “Zonja e Vjetër”, që nga John Charles, sulmuesi britanik, i cili përfundoi si golashënuesi më i mirë në vitin 1958, me 28 gola.

Pavarësisht këtij ritmi Ronaldo nuk e sheh veten në krye të listës së shënuesve më të mirë në Seria A, sepse aty ndodhet sulmuesi i Genoas Krzysztof Piątek.

Lojtarët, të cilët i qëndrojnë afër Cristianos me gjashtë gola në dhjetë javët e para të Seria A me bardhezinjtë janë: Gonzalo Higuain ,Filippo Inzaghi dhe Carlos Tevez.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607