INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jurgen Klopp festoi si i

Jurgen Klopp festoi si i "çmendur", Federata Angleze ndalon vrullin e trajnerit[VIDEO]

Publikuar më: 18:46 04-12-2018

Derbi i fituar në vështirësi i Liverpool kundër Everton, ka bërë që Jurgen Klopp të bëjë një festim të çmendur duke hyrë në fushë dhe përqafuar portierin e skaudrës. Kjo sjellje e tillë nuk është toleruar nga Federata Angleze dhe ajo menjëherë ka dhënë masën ndëshkimore për teknikun.

Trajneri nga Gjermania do të duhet të paguajë shumën e 9000 eurove, pas hyrjes dhe shpërthimit në fushë për të përqafuar Alisson, portierin brazilian. Një masë, pas një reagimi famëkeq të Klopp i cili i rrëmbyer nga emocionet nuk mund ta përmbante gjallërinë e tij. FA, përveç kësaj gjobe, paralajmëron trajnerin e Liverpool-it për qëndrimin e tij në të ardhmen e afërt, sepse në rast të përsëritjes, sanksionet mund të jenë më të ashpra.

Article Logic
Execution time: 0.0042059421539307