INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juli nxorri BLLOF produksionin? Ja e VËRTETA e skenarit në prapaskenat e xhirimeve!

Juli nxorri BLLOF produksionin? Ja e VËRTETA e skenarit në prapaskenat e xhirimeve!

Publikuar më: 23:24 01-03-2021

Emisioni i dashurisë “Për’puthen” është akuzuar shpeshherë se çdo gjë është e përgatitur me skenar, gjatë takimit të fundit të Julit me Antonelën, ai ka postuar edhe në kanalin e tij zyrtar në “Youtube” disa pjesë të takimit me atë.

Gjatë videos së publikuar të Julit, ndjekësit kanë vërejtur disa pjesë ku shihen disa letra të cilat ata mendojnë se është skenari i përgatitur për takimin e dyshes.

Gjatë xhirimit të takimit me Antonelën, Juli tregon se emisioni është me skenar teksa filmon edhe një vajzë të stafit me letra në dorë.

“Me skenar?”– thotë ai, ndërsa vajza i shmanget videos duke thënë “Jo jo”.

“S’është për neve ky, është për të ndezur zjarrin”, thotë Juli plot ironi.

 

Mirëpo ky moment 'backstage' i filmuar nga Juli ka bërë namin në rrjet duke "kryqëzuar" sërish produksionin për skenar dhe si konkurrenti arriti t'i nxirrte "bllof". Por e vërteta qenka ndryshe!

Skenari i shumëpërfolur si duket nëse shohim me detaje, siç bëmë ne të inlife.al edhe shumë nga ndjekësit tanë edhe të programit, në këtë skenar nuk bëhet fjalë fare për 'Për'puthen', por për tjetër "skenar". Me siguri gazetarja ka punën e një tjetër programi në dorë edhe jo të emisionit të dashurisë.

Nese i bejme “zoom” fotove te skenarit te shumeperfolur vihet re nje pjese ku flitet për tema që dukshëm nuk janë për takimin Juli - Antonela, aty shihet të shkruhet për: katedralet e krishterë, zonë ku janë aktive militantët etj etj. Gjë kjo që vërteton se Juli nuk zbuloi skenarin kaq të "frikshëm" e të famshëm si kontrata dikur.

6e3b855a-76bf-49b7-b435-169ef0a13515.jpg

282258d3-d0a5-4141-82c7-6072f293b55b.jpg

e0b537ca-0beb-434a-ba9e-653ced40ed7b.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039281845092773