INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Baba për herë të parë! Kjo FOTO e parë e Don Phenom me të birin nuk duhet humbur!

Baba për herë të parë! Kjo FOTO e parë e Don Phenom me të birin nuk duhet humbur!

Publikuar më: 21:27 01-03-2021

Don Phenom dhe partnerja e tij në fund të vitit të kaluar u bënë prindër të një djali.

Lajmin e dha vetë reperi, ndërsa uronte të gjithë shqiptarët me rastin e festave.

Ai ka vendosur ta quajë të birin Troi dhe sot ka postuar në instagram një foto shumë të këndshme me të birin në krah.

Vogëlushi është me kurriz dhe reperi e puth në kokë, ndërsa sipër fotos shkruan: “Të dua Troi”

Don Phenom dhe partnerja e tij Anxhi e zbuluan shtatëzaninë vetëm në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pak para lindjes së vogëlushit.

Ndërsa lidhjen mes tyre e zbuluan në prill të vitit të kaluar me postimin e një fotoje romantike së bashku.

don-phenom-.png

Article Logic
Execution time: 0.0020720958709717