INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ty s’të merr njeri”/ Shqipja i tha se Përputhen nuk është për ty, konkurrenti i kthehet KEQ: E pafytyrë, di shumë për ty…

“Ty s’të merr njeri”/ Shqipja i tha se Përputhen nuk është për ty, konkurrenti i kthehet KEQ: E pafytyrë, di shumë për ty…

Publikuar më: 12:39 02-03-2021

Pak ditë më parë, e ftuar në “Shqipëria Live”, Shqipe Hysenaj nuk i kurseu thumbat për konkurrentin e “Përputhen”, Marisin. Shqipja tha se ai duhet të largohet nga emisioni, pasi askush nuk e do aty.

“Në momentin që kanë filluar të futen konkurrentë të tjerë, unë mendoj se çdo gjë po bëhet vetëm për vëmendje, vetëm për shoë. Një personazh aty brenda ka nga fillimi i emisionit, nga shtatori dhe deri tani me një takim. Çfarë do mor djalë aty brenda, kur ty nuk të merr njeri? Marisi. Ai sikur ka tërë jetën në kat të dytë, lëshon flokët si Rapunzel dhe pret princin. Ik më mirë, vetëm ti nuk je për aty. Këtë djalë kush e do aty? Edhe ky vetë duhet ta kuptojë”, u shpreh ajo.

Marisi nuk ka qëndruar i heshtur pas deklaratës së saj dhe i është kundërpërgjigjur me një postim në Instastory. Konkurrenti ka shkruar se di shumë gjëra për Shqipen, por i ruan për respekt të dikujt tjetër. Ai e ka cilësuar Shqipen si mashtruese dhe të pafytyrë, duke i kërkuar të mos e teprojë.

 marisi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613