INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kanë bezdisur me telefonata kompanitë që reklamojnë produkte? Duroni e pak, AKEP do t’i pengojë në këtë mënyrë

Ju kanë bezdisur me telefonata kompanitë që reklamojnë produkte? Duroni e pak, AKEP do t’i pengojë në këtë mënyrë

Publikuar më: 11:05 06-06-2019

S’besojmë se ka njeri që nuk është telefonuar të paktën njëherë nga kompani që reklamojnë shitjen e produkteve të ndryshme. Gjithkush nga ne është çuditur se ku na e kanë gjetur numrin dhe jemi bezdisur nga insistimi i punonjësve që kërkojnë me çdo kusht që t’ju blejmë produktet. 

Shumë qytetarët për këtë shqetësim janë ankuar dhe kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që në fokusin e këtij viti të ndalojë këtë problematikë.
Në kërkesën e kuvendit theksohet se AKEP duhet të punojë për ngritjen e një regjistri “Do Not Call Me”, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, për të rregulluar aktivitetet e telemarketuesve që bëjnë thirrje telefonike të padëshiruara për individë privatë. Përmes një skeme të re do të mundësohet që përdoruesit të mos marrin thirrje të pakërkuara nga kompanitë e telemarketing-ut.
Një sfidë tjetër që e prek AKEP-in këtë vit është dhe garantimi i sigurisë kibernetike, pasi shpesh herë pirateria ka shqetësuar qytetarët, por dhe institucionet.
Ndaj i është lënë detyrë që të identifikohen kërcënimet e mundshme kibernetike dhe pasi të zbulohen rastet të njoftohen në kohë operatorët që të marrin masa të menjëhershme.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385