INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes me pijet energjike, çfarë rrezikojnë të rinjtë…

Kujdes me pijet energjike, çfarë rrezikojnë të rinjtë…

Publikuar më: 11:13 06-06-2019

Adoleshentët i adhurojnë pijet energjike, sepse mendojnë se u jep forcë dhe përqëndrim kur janë të lodhur. Pijet energjiike janë pothuajse në cdo tavolinë ku të rinjtë ulen.

Pije të tilla përmbajnë një miks të substancave stimuluese, sheqer, përbërës si taurina por edhe disa vitamina të grupit B. E nëse pijet energjike pihen vazhdimisht dhe në kohë të shkurtër mund të përbëjnë rrisk për shëndetin, sidomos duke riskuar më shumë zemrën. Në këtë përfundim ka arritur një studim amerikan të cilët theksojnë se një kilogram pije energjike e konsumuar në harkun e një ore rrit presionin e gjakut si dhe rrit frekuencat kardiake.

Në hulumtim specialistët ndanë në dy grupe 34 persona të shëndetshëm të moshës 18-40 vjecare.

Grupit të parë iu kërkua që për tri ditë të ndryshme të pinin në një orë rreth një kilogram dy lloje pijesh energjitike të dyja përmbanin rreth 304 dhe 320 miligram kafeinë dhe element të tjerë si taurina, sheqer dhe vitamina të grupit B.Ndërsa grupit tjetër iu kërkua të pinin një pije të thjeshta.

Më pas ekspertët monitoruan aktivitetin elektrik të zemrës dhe presionin e gjakut, një monitorim i kryer në fillim të studimit, por edhe cdo 30 minuta.

Nga analiza, hulumtuesit panë se grupi i njerëzve që konusmuan pije energjike kishin rrahje zemre.Gjithashtu, u pa një një rritje e presionit të arterieve.

Megjithatë studimi ka ende nevojë për të tjera verifikime por përbën një fakt të rëndësishëm sesa të rriskuar janë të rinjtë nëse konsumojnë me tepricë pije energjike.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549