INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka ardhur në majë të hundës? Ja 8 arsye pse të largoheni nga puna nuk është ide e keqe

Ju ka ardhur në majë të hundës? Ja 8 arsye pse të largoheni nga puna nuk është ide e keqe

Publikuar më: 13:36 13-10-2017

Vjen ai moment që nuk mundeni më. Sa zgjoheni në mengjes doni të gjeni gjithë arsyet për të mos shkuar në punë. Edhe pse kohë krize, ju keni çdo të drejtë të largoheni nga një punë për të gjetur një tjetër. Gjithsesi ka disa momente kur më të vërtetë duhet ta ndërmerrni këtë hap. Ja cilat janë ato.

1. Nëse keni më shumë se 10 vite që punoni për të njëjtin punëdhënës
Ndryshimi i vendit të punës pas kaq shumë vitesh do ju bëjë mirë sepse do njihni mjedise të tjera dhe do merrni përvoja të reja.

2. Nëse gjithmonë shkëlqeni në atë që bëni
Ose keni shumë njohuri dhe jeni të super kualifikuar që në fillim ose në punën ku jeni nuk ju japin sfida të vështira dhe nuk bëni gabime. Në një punë tjetër do mësoheni më gjëra të reja dhe do sfidoni veten.

3. Nëse nuk arrini asnjëherë atë që duhet
Mbase kjo për shkakun se nuk ju pëlqen ajo që bëni apo nuk keni njohuritë e duhura. Kërkoni atë që ju përshtatet.

4. Nëse nuk kuptoheni mirë me koleget
E për çfarë ju duhet një punë e mirë kur jeni gjithë kohës të stresuar dhe me nerva për shkak të kolegëve?

5. Pasi keni mbaruar me sukses një projekt të madh
Pas përfundimit me sukses të një projekti të madh keni dy zgjedhje: ose të rini të qetësoheni e të çlodheni atje ku jeni, ose të kërkoni një punë tjetër duke shtuar në CV arritjet e fundit. Do keni me tepër mundësi përzgjedhjeje.

6. Pas pushimeve
Gjatë pushimeve çlodhuni, ri-karikoni “bateritë” dhe më pas provoni sfida të reja.

7. Nëse objektivat tuaja nuk përputhen me ato te kompanisë
Nëse ka shume raste kur objektivat që keni nuk ju përputhem me ato të kompanisë do të thotë se nuk keni me çfarë të bëni tek ajo punë.

8. Nëse kompetencat dhe arritjet tuaja nuk vlerësohen sa duhet
Shefat nuk ju vlerësojnë sa duhet? Ndryshe nga koleget ju nuk merrni rritje page? Flisni me përgjegjësit tuaj, nëse nuk bini dakord më mirë mos vazhdoni me punën atje.

Article Logic
Execution time: 0.004033088684082