INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju e vendosët! Zbuloni kush ka rrëmbyer vendin e parë në klasifikimin ‘Like Shqip Top 10’ këtë javë [VIDEO]

Ju e vendosët! Zbuloni kush ka rrëmbyer vendin e parë në klasifikimin ‘Like Shqip Top 10’ këtë javë [VIDEO]

Publikuar më: 17:45 19-04-2019

E premtja në “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasani i dedikohet muzikës më të mirë shqiptare, duke sjellë produksionet muzikore më të sukseshme dhe më të votuara nga të gjithë ju. Mesa duket ky klasfikim sundohet nga bashkëpunime dhe produksione te reja muzikore. Votat janë bërë sa më intensive, pasi hitet e reja ua bëjnë më të lehtë dëgjuesve për të vendosur për këngët e tyre të preferuara.

hfg.png

Kënga më e pëlqyer e shqiptarëve, e cila ka rrëmbyer vendin e parë në Like Shqip Top 10, por me shumë meritë është ‘Sa gjynah’ e Majk dhe Butrint Imerit. Dy këngëtarët janë bërë bashkë për të vuajtur pranë njëri-tjetrit për një dashurie të humbur. ‘Sa gjynah’ është një baladë e ndërthurur me pak ritëm, ku tekstin e këngës e kanë shkruar vetë artistët. Një vajzë, dashuria e jetës së artistëve, e cila është martuar me dikë tjetër, është bërë shkaku i kësaj kënge të ndjerë. Nuk dihet nëse kjo këngë është histori personale e këngëtarëve apo një temë me të cilën shumë njerëz mund të gjejnë veten.

Nga një kalkulim i thjeshtë i bërë nga të gjithë votat tuaja ja se cilët janë 10 këngët më të mira për këtë javë:

Vendi 10: 2TON x Don Phenom – Ciao
Vendi 9: Capital T – Hookah
Vendi 8: Ronela Hajati – Pa dashni
Vendi 7: Tuna – Krejt mi kane perzi
Vendi 6: Tayna – Kce
Vendi 5: Tuna ft Ylli Lumani – A don hala
Vendi 4: Xhensila Myrtezai x Pirro Cako – Sekreti im
Vendi 3: Elvana Gjata – Tavolina e merzise
Vendi 2: Ghetto Geasy – Amante
Vendi 1: Majk ft Butrint Imeri – Sa gjynah

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264