INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë i vonoi kaq shumë Nora dhe Era Istrefin për të publikuar bashkëpunimin që prisnim prej kohësh? [VIDEO]

Çfarë i vonoi kaq shumë Nora dhe Era Istrefin për të publikuar bashkëpunimin që prisnim prej kohësh? [VIDEO]

Publikuar më: 17:31 19-04-2019

Prej kohësh e prisnim me padurim bashkëpunimin e motrave Istrefi dhe më në fund Nora dhe Era sollën "Nuk e di" së bashku me një videoklip mjaft origjinal dhe si asgjë tjetër nga ato që kemi parë deri më tani në klipet e këngëve shqiptare.

E teksa lajmi se Nora dhe Era do të vinin me këtë bashkëpunim kishte kohë që qarkullonte në media, mund të themi se ky klip mori një kohë të konsiderueshme derisa u publikua.

Sipas “Gazeta Express”, videoklipi i ka vonuar shumë, pasi është një realizim që ka kërkuar shumë kohë.

Videoklipi përfshin 8 skena, prej të cilave katër janë të Erës, një vetëm e Norës dhe në dy skena shfaqen bashkë, ku në të dyja shfaqen me gërshetët e bashkuar.

Me siguri dy këngëtareve u ka marrë kohë përzgjedhja e momenteve që do të shfaqeshin në klip.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040848255157471