INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johnny Depp flet për herë të parë për divorcin e shëmtuar! Ja fjalimi i tij emocional [VIDEO]

Johnny Depp flet për herë të parë për divorcin e shëmtuar! Ja fjalimi i tij emocional [VIDEO]

Publikuar më: 11:18 19-01-2017

Ai kaloi një vit të tmerrshëm në të cilin humbi mamanë dhe u divorcua me një luftë të vërtetë publike ndaj Amber Heard.

Por mbrëmja e djeshme ishte mbrëmja e tij. Johnny Depp shfrytëzoi fitoren e tij në People’s Choice Awards si “Ikona e Preferuar e Filmave” për t’iu drejtuar fansve në një fjalim emocional. Ai i falenderoi ata që e kanë përkrahur edhe besuar pavarësisht fjalëve që janë thënë për të dhe akuzave të shumta që ka marrë në një divorc shumë të shëmtuar që u kthye në një luftë të vërtetë mediatike. Aktori 53 vjeçar theksoi se kishte ardhur këtu “për një arsye dhe një arsye të vetme”, për njerëzit të cilët qëndruan përkrah tij në kohë të këqija dhe kohë të mira, edhe pse këto të fundit duken si kujtim i largët për Depp.

Article Logic
Execution time: 0.0043380260467529