INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Rama, edhe Sali Berisha ka një videomontazh [VIDEO]

Jo vetëm Rama, edhe Sali Berisha ka një videomontazh [VIDEO]

Publikuar më: 17:33 30-11-2018

Lufta me videomontazh mes Kryeministrit Edi Rama dhe krerëve të opozitës tashmë shpallet e hapur. Kryeministri ka disa ditë që po sjell videomontazhe, por kësaj radhe ka surprizuar lideri historik Sali Berisha. Në rrjete sociale ai ka publikuar një video montazh ku shfaqet lideri i mazhorancës. 

Sali Berisha:
“Të dashur miq, ju ftoj të ndiqni tragjikomedinë: Krye, Krye Kreu i Bandës, metrazh i shkurtër që fitoi çmimin ndërkombëtar të Cosa Nostras! Sb”


Ndërkohë në orët e para të ditës së sotme Kryeministri Rama uroj një fundjave të mbarë për të gjithë ndjekësit e tij nëpërmjet një videomontazhi.
Nëpërmjet videos Rama ironizon kundërshtarët e tij politikë, Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Në një postim në Instagram, Rama ka publikuar një videomontazh që të kujton aventurat e Charlie Chaplin dhe të dashurës së tij.
Në fytyrat e dy personazheve janë montuar pikërisht Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Filmi me metrazh të shkurtër tregon peripecitë që has çifti për t’u takuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281